Ramush Haradinaj dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes nga posti i Kryeministrit të vendit dhe përkufizimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj.” shkruan Haradinaj ne nje postim ne facebook.

Në të njëjtën kohë Haradinaj i bën thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Albon Xhemaili: Ende nuk e kam marrë padinë e MPB-së

Padia penale e ngritur ndaj të parit të komunës të Bogovinës, Albon…

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin listave të deputetëve

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.…

Anketa e NDI: Ja kush janë liderët me mbështetjen më të madhe në vend!

Zoran Zaev dhe Ziadin Sela janë liderët me mbështetje më të madhe…

Pendarovski: Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit

Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp në…

Kokaina në Krushopek ka qenë kurth për kapot e drogës

Mediat në rajon raportojnë për aksionin masiv policor, me të cilin u…