Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të dërgohet për rimodelim

Shtatorja e Adem Jasharit që është vendosur më 28 Nëntor pranë qendrës…

“Kovid 19”, trajtimi i pacientëve me plazmën e gjakut po jep rezultate të mira

Plazma e gjakut e pacientëve që kanë fituar imunitet ndaj COVID-19, është…

Konfirmohet edhe nga ministria e shëndetësisë: Ka vikima, por ende nuk dihet numri nga shpërthimi i zjarrit në Tetovë

Zjarri që ka shpërthyer në spitalin modular të Tetovës është serioz. Nga…

32 viktima të tjera nga Covid në Kosovë

Konfirmohen 1612 raste të reja Kosova ka shënuar sërish një bilanc të…

Ish kryeprokurorja speciale Janeva, nga burgu i Shutkës përfundon në spital

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar…