“Ajo që po ndodh në Xhaminë Al-Aksa është masakër e vërtetë dhe krim lufte”, shkroi në reagimin e tij në Twitter zëdhënësi i Hamas-it Sami Abu Zuhri

Grupi palestinez i rezistencës Hamas u bëri thirrje palestinezëve që të dalin në rrugë dhe të përballen me forcat pushtuese izraelite për të shmangur një “masakër të vërtetë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ajo që po ndodh në Xhaminë Al-Aksa është masakër e vërtetë dhe krim lufte. Ne i bëjmë thirrje të gjithë popullit tanë të dalin në rrugë dhe të përplasen me okupatorët”, shkroi në reagimin e tij në Twitter zëdhënësi i Hamas-it, Sami Abu Zuhri.

Abu Zuhri paralajmëroi se Izraeli do të përballet me pasojat e krimeve të tyre.

Policia izraelite të hënën sulmoi Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar dhe sulmoi palestinezët që po bënin roje për të parandaluar hyrjen e ekstremistëve hebrenj.

Burime spitalore thanë për AA se qindra njerëz u plagosën gjatë ndërhyrjes izraelite dhe 50 prej tyre u dërguan në spitale.

Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.

Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se aty dikur ishin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967 dhe më pas aneksoi të gjithë qytetin në 1980, në një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar./AA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohen tre persona, pjesë e një grupi kriminal, sekuestrohet drogë dhe para

Tre persona janë arrestuar në fshatin Reshtan të Suharekës, pasi që në…

Konjufca: Në Hagë po gjykohen disa prej krerëve më të shquar të UÇK-së, institucionet do të prezantojnë prova në favor të mbrojtjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në Hagë…

Në Kombet e Bashkuara mohojnë se kanë urdhëruar stafin të mos përdorin fjalët “luftë dhe pushtim”, për situatën në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë mohuar se stafit të tyre u është thënë…

Burra të armatosur ‘bënë çfarë deshën’ me veturat në një parking në Minneapolis – të pashqetësuar për 15 minuta nga askush

Burra të armatosur hynë në makina në një parking të McDonald’s në…

Frontex akuzohet për shkelje të të drejtave të emigranteve

Raporti vlerëson përfshirjen e Frontex në fshehje dhe kthime të paligjshme të…