Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur se vendimi për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë lidhur me targat nuk shkon kundër asnjë individi.

“Është vendim i qeverisë që duhet të zbatohet. Prezenca e Ministrisë së Brendshme dhe policisë është në nivel të zbatimit të vendimit. Kjo nuk është e drejtuar kundër askujt por në zbatim të vendimit të qeverisë”.

“Serbia nuk do ta aplaudojë një vendim të tillë. Kur vjen në pyetje zbatimi i ligjeve dhe vendimeve të qeverisë sigurisht që të gjitha përgatitjet e domosdoshme janë të vendosura në veprim për ta zbatuar ligjin”, është shprehur Abazi, njofton Klankosova.tv.

Abazi në Info Magazine ka theksuar se zbatimi i këtij vendimi nënkupton zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës.

“Çfarëdo lloj zhagitjeje do të ishte dështim për zbatim të ligjit. Tregimi për këtë qeveri fillon dhe mbaron me zbatimin e ligjit. Nuk mund të lejojmë që të mos trajtohemi të barabartë.  Ne po vendosim reciprocitet duke mos e ndaluar lëvizjen e lirë”./KK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…