Njerëzit që jetojnë në lindje të Rusisë janë shënjestruar edhe një herë nga hakerët, me sa duket duke sugjeruar se ata kishin qenë subjekt i një sulmi bërthamor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është hera e tretë që stacionet mediatike në vend transmetojnë “paralajmërime mashtrimi” në pak më shumë se dy javë.

Më 22 shkurt, një alarm i rremë i mbrojtjes civile tha se një “lajmërim për sulm ajror” ishte në fuqi, ndërsa një tjetër më 28 shkurt tha se kishte një “kërcënim rakete”.

Ndërsa mesazhi i së enjtes, megjithatë, përfshinte një detaj të ri – një udhëzim për ata që dëgjojnë ‘të marrin pilula’, të cilat zakonisht përdoren në emergjencat e rrezatimit.

Ata që shikonin televizor panë një hartë të Rusisë duke u kthyer gradualisht në të kuqe nga perëndimi në lindje, ndërsa një zë thoshte: “Kishte një sulm. Shkoni urgjentisht në një strehë”.

Ekranet u ndezën gjithashtu me një shenjë paralajmëruese të rrezatimit të zi dhe të verdhë dhe një mesazh që thoshte: “Të gjithë të strehohen menjëherë”.

Sipas raportimeve, imazhet ndërprenë programet televizive dhe radiofonike në Moskë dhe rajonin e Sverdlovsk, duke përfshirë qytetin e katërt më të madh të vendit, Yekaterinburg.

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha: “Një alarm i rremë për sulm ajror u transmetua në Moskë pasi serverët e stacioneve radiofonike dhe kanaleve televizive u hakuan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

92 raste të reja me Kovid-19, tre persona kanë humbur jetën,

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga…

Akuzat për keqpërdorim të buxhetit në Komunën e Tetovës, Bërns: Zbatimi i ligjit, e drejtë e autoriteteve tuaja kombëtare

Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz sot komentoi akuzat që qeverisja aktual…

Çfarë pritet të ndodhë në takimin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër?

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligohen me një marrëveshje…

Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit

Forca Mbrojtëse Tokësore e Japonisë – GSDF tha të enjten se do…

Debat i ashpër mes Micotakis dhe Tsipras për vaksinën ruse

Menaxhimi i pandemisë dhe vaksina ruse ishin temat kryesore të debatit në…