Një person nga Ferizaj kishte raportuar në polici se dy persona të tjerë kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pabanuar.

Sipas policisë hajnat aty kanë vjedhur stoli ari, dhe pasi kishin tentuar të largohen nga shtëpia, viktima kishte bërtitur me zë të lartë, ku pastaj të njëjtit kishin shtënë më armë zjarri dhe policia kishte gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar dhe ky rast është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pa banuar, nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe duke u larguar pasi viktima kishte bërtitur me zë, ata kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Grubi i përgjigjet Zaevit

Keshtu sot ka deklaruar Grubi: “Vlerësoj se deklarata e kryeministrit ka të…

“Pasaportat e bosëve”, fletarrest për ndërmjetësuesin

Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave…

Romë: Policia qëllon me armë zjarri një person me thikë në dorë

Policia e ka qëlluar me armë zjarri një person në Romë. Momenti…

Shkarkohet komandanti i aeroplanmbajtëses amerikane

Marina amerikane ka shkarkuar komandantin e bartësit të aeroplanëve “Teodor Ruzvelt”, Bret…

Kurti: Qytetarët duan një shtet demokratik

“Demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin…