Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, do dalin para trupit gjykues përsëri sot (e mërkurë).

Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë proces deri tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të prokurorisë të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse, dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun.

Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Ditë më parë, Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e 20 personave për të marrë pjesë në këtë proces si viktima.

Ata kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku refuzohej kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në Antalya Diplomacy Forum, Osmani: COVID-19 ka shtuar pabarazitë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të sesionit të parë të…

Ndërron jetë hoxha i Burojës, imami që e kishte mbyllur derën e xhamisë për t’iu bashkuar UÇK-së

Ka ndërruar jetë Hoxha i Burojes, Avdyl Krasniqi. Si imam xhamie, ai…

Coronavirusi – Bosnja dhe Hercegovina strehon migrantët dhe refugjatët që kanë mbetur rrugëve

Migrantët dhe refugjatët nga kantoni veriperëndimor i Una-Sana i Bosnjës dhe Hercegovinës…

Kurti telefonatë me Blinken për refugjatët afganë: Aleanca me SHBA-në është e palëkundur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë…

Verushevski: “Bombat” në fillim kanë shkuar te Cërvenkovski, e pastaj te Zaevi (Video)

Ish kryepolici i policisë sekrete në Maqedoni, Zoran Verushevski, aktualisht këshilltar i…