Guterres: Populli i Sirisë ka mundësinë të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se pas 14 vitesh lufte brutale dhe rënies së një regjimi diktatorial, “populli i Sirisë mund të shfrytëzojë një mundësi historike për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore”.

“E ardhmja e Sirisë duhet të vendoset nga populli sirian dhe i dërguari im special do të punojë me ta për këtë qëllim.” Ka shumë punë për të bërë për të siguruar një tranzicion të rregullt politik në institucionet e rivendosura. Unë përsëris thirrjen time për qetësi dhe shmangie të dhunës në këtë moment të ndjeshëm, duke mbrojtur të drejtat e të gjithë sirianëve”, tha Guterres në një deklaratë të postuar në faqen e OKB-së.

Guterres theksoi se “imuniteti i misioneve diplomatike-konsullore dhe stafit duhet të respektohet në të gjitha rastet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *