Grupi protestues dhe muzikor “Pussy Riot” ka djegur një portret të madh të Vladimir Putinit.

Disa anëtarë të grupit nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia morën pjesë në video gjersa dëgjohen duke iu drejtuar liderit rus, “Mund të na heqësh lirinë, por nuk mund të na heshtësh”.

Ata u kërkuan fansave të tyre që të bashkohen me lëvizjen e tyre kundër diktatorit më të rrezikshëm të gjallë në planet.

Videoja u organizua nga 33-vjeçarja, Nadezhda Tolokonnikova, një mërgimtare ruse e cila u burgos në vitin 2012 për pjesëmarrje në një protestë të madhe kundër presidentit rus të mbajtur në një katedrale në Moskë.

Në videon e shkurtër të quajtur “Hiri i Putinit”, grupi shtyp një buton që “neutralizon Vladimir Putinin” dhe i vënë zjarrin një imazhi të të parit të shtetit të Rusisë. Hiri i këtij imazhi më pas vendoset në kavanoza të vegjël.

Ndryshe, teksti i fuqishëm i këngës flet për hakmarrjen ndaj Putinit, i cili ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. 

https://metro.co.uk/video/pussy-riot-burn-giant-portrait-vladimir-putin-2868527/?ito=vjs-link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ndërkombëtarët u tërheqin “veshin” gjykatësve dhe prokurorëve

Gazetare: Evi Shkopi Dita e gjyqësorit në vendin tonë u shënua me…

Mbështetja e Parlamentit Evropian për Kosovën nuk pritet të rezultojë me liberalizim të vizave

Mbështetja që mori Kosova për liberalizim të vizave në seancën e fundit…

Matthew Palmer, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin…

Distria Krasniqi e pranon medaljen nën lotët e gëzimit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka pranuar nën lotët e gëzimit medaljen…

Helmohen 26 zyrtarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve nga Serbia (video)

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, është…