Gazetar: Mefail Ismaili

Grupi i Zjarrit në BDI edhe zyrtarisht shfaqet si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për integrim. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se vendimi u mor për shkak se në parti ekzistojnë standarde të dyfishta gjatë debateve dhe vendimmarrjeve, si dhe pas refuzimit që të bëhet votëbesimi i ministrave në Këshillin e partisë. Ganiu tha se me grupin tjetër në parti, kanë pasur dallime politike për shumë çështje, në mesin e të cilave edhe rreth zbatimit të gjuhës shqipe, statusit të ish UÇK-së e një sërë ligjesh të tjera..

“Në raportin e ministrave nuk përmendet askund kontributi i UÇK-së, ne vlerësojmë se duhet të jemi të gatshëm që të bëjmë propozim ligj për rregullimin e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Ka filluar debati për Kodin Zgjedhor dhe është formuar grup pune në Ministrinë e Drejtësisë. Ne konsiderojmë se ka ardhur koha dhe të propozojmë që diaspora të ketë të drejtën e votës në formë elektronike dhe shteti të sigurojë kushte për këtë. Ligji për kazinotë t’i nënshtrohet debatit të gjerë publik”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Të pyetur, nëse janë të vërteta zërat që do të largohen nga partia për shkak se Statuti i partisë nuk lejon fraksione, nga Grupi i Zjarrit thonë se një vendim i tillë nuk mund të merret lehtë, pasi nuk janë ata që kanë bërë shkelje të statutit por pala tjetër.

“Pikënisja e pakënaqësive është pikërisht nga ne, në mungesë të respektimit të statusit, e nëse është kjo qasja është manifestim force dhe nuk do të ishte racionale në aspekt politik që të vihet deri aty… Në aspekt juridik, këtu ka organe në BDI, ka këshill mbikëqyrës të cilët duhet ta mbikëqyrin çdo vendim të organeve partiake”, tha Blerim Bexheti, BDI.

“E them publikisht, që edhe vendimi një anëtar një votë është jostatuar në zgjedhjen e degëve dhe nëndegëve…, njëjtë është edhe vendimi për futjen e Aleancës në Qeveri pasi nuk është diskutuar as në kryesi as në Këshill të përgjithshëm, po ashtu edhe vendimi për koordinatorët për organizimin e zgjedhjeve, apo siç i paraqitën koordinatorët për çështje politike strategjike në Çair dhe në Saraj, nuk qëndrojnë në statutin e BDI-së”, u shpreh Izet Mexhiti, nënkryetari i BDI.

Në radhët e Grupit të Zjarrit në konferencën e sot u panë edhe prurje të tjera. Ndër ta ishte edhe ish-kandidati i BDI-së për degën e Tetovës, Muhamet Ameti. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia dislokon tre avione bombardues me aftësi bërthamore në Siri

Ushtria ruse tha të martën se ka vendosur tre bombardues me rreze…

Jep dorëheqje sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit

Sekretari i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski largohet nga posti.…

Moti i ligë godet Kaliforninë, humbin jetën 17 persona – hapet gropa në rrugë në të cilën bien dy vetura

Stuhia dhe reshjet e mëdha të shiut në Kaliforni, ia kanë marrë…

Khan: Arrin në 41 numri i shteteve që mbështetin hetimin e ICC për krimet në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim A.A. Khan QC, ka njoftuar se…

U dëbuan nga vendet e BE-së, u rishfaqën në Serbi – këta janë diplomatët rusë që “kanë gjetur shtëpi” në Beograd

Në muajt pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, vitin e…