Grupi i Zjarrit ka reaguar për shkarkimet e fundit të funksionarëve nga ekzekutivi e që janë pjesë e “zjarrit”. Në një kumtesë për media, grupi i zjarrit thotë se “treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eliminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së, u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njëjtë siç shkarkoheshin brenda nate ‘të papërshtatshmit’ në sistemin monist”.

Grupi i Zjarrit shton se “zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i BDI-së që solli sa e sa fitore në Gostivarin e humbur me kampanjën SRMN të Artan Grubit, u shkarkua pa asnjë vërejtje në detyrën e tij. Resmi Ejupi, Adnan Ejup, shumë drejtorë klinikash, siç janë Alajdin Memedi, Besim Koka, Aziz Maksuti, Qamil Kovaçi, pastaj Fikri Aliti, Migjen Selmani, Nehat Nuhiu, Ajrulla Mustafa e të tjerë, u shkarkuan vetëm pse menduan ndryshe, pa asnjë arsye për lëshime eventuale në detyrat e tyre”.

“Gjithë të shkarkuarit dhe ata që s’mund ti shkarkon Artan Grubi me kohë kanë alarmuar se ky njeri ka për synim ta shkatërrojë BDI-në nga brenda, punon për ambiciet e tij të çmendura, në dëm të gjitha proceseve ndaj popullit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon. Këta njerëz në foto i shkarkove Artan Grubi, por ti ku do të shkosh kur do të shkarkon votuesi shqiptar?” pyet Grupi i Zjarrit./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia jep detaje për djegien e veturës së Grubit

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se në rrugën Strumiçka në…

Gjermani: Një në gjashtë vetë rrezikohen nga varfëria

Vitin e kaluar, në Gjermani ishin në rrezik për të rënë në…

ZPS-ja kërkon që Hashim Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar të mërkurën që ish-presidentit…

Për çdo litër benzinë në Maqedoni, shteti merr 35 denarë tatim

Nga çdo litër i benzinit, qeveria e Maqedonisë së Veriut fiton 35…

Nesër Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin në seancën e tretë para Speciales

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi…