Vazhdon takimi i grupit të zjarrit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Përveç grupit të zjarrit të përfaqësuar nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi, në takim sot është parë edhe nënkryetari Sadulla Duraku i cili nuk është i nënshkruar në listën e të pakënaqurve, por ndodhet në takim shkaku i pozitës partiake.

Duraku duket në opinion për herë të parë pas daljes së letrës publike, ndërsa veprimi i tij mësohet të jetë në rolin e ndërmjetësuesit për uljen e tensioneve brenda partisë. Gjatë hyrjes në takim, Mexhiti nuk foli shumë për pritjet e tij por tha shkurt se do të bisedojmë si çdo herë.

Ritakimi i grupit zjarrit vjen pesë ditë pas takimit të parë që realizuan në nivel degësh partiake me Ahmetin, të enjten që lamë pas. Derisa Ahmeti kërkon takim brenda partisë, grupi i zjarrit vijon me porositë për zgjerimin e pakënaqësisë.

Ditë më parë ky grup publikoi fotografi me deputetin e pavarur, Kastriot Rexhepi për të cilin u tha se do të veprojë në kuadër të grupit parlamentar të BDI-së.

Nga ana tjetër Lëvizja Besa sot u bë pishman për interpelancën e paralajmëruar kundër zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi me arsyetimin se tani nuk është koha për një veprim të tillë, por do të shqyrtohet si opsion në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti turk zhvillon biseda të ndara telefonike me Putinin dhe Zelenskyn, diskutojnë për eksportimin e grurit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, kanë diskutuar…

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan pranë kufirit me Kosovën, eksperti i sigurisë e konsideron tentim agresioni

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke…

32 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës ka thënë se 32 gazetarë janë vrarë që nga…

Arrestohet shoferi i autobusit për trafikim të 57 emigrantëve

Është arrestuar shoferi i një autobusi në fshatin Milloshevë të Obiliqit, për…