Grupi Houthi sulmon aeroportin në Tel Aviv

Grupi Houthi ka realizuar një sulm me raketë ndaj aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv. Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka identifikuar një raketë balistike, e cila u lëshua nga Jemeni.

Grupi Houthi ka arsyetuar sulmin si një operacion ushtarak, me synim shkatërrimin e objektivit në aeroportin Ben Gurion, i cili ndodhet në zonën e pushtuar të Jaffës. Kjo është një nga sulmet më të rëndësishme që grupi Houthi ka realizuar ndaj Izraelit, dhe ka theksuar se ky ishte një veprim i drejtë ushtarak kundër armikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *