Zv/kryeministri i parë Artan Grubi qëndroi krah kryetarit të Strugës Ramiz Merkos gjatë prishjes së platformave rreth liqenit të Strugës.

Grubi gjatë inspektimit në fokus kishte zgjedhjet lokale, duke lënë të kuptohet se Ramiz Merko do të jetë kandidat për kryetar edhe në këto zgjedhje në Strugë.

Ai tha se qytetarët janë rreshtuar pas Ramiz Merkos dhe se edhe në tetor të këtij viti ata do të qëndrojnë të rreshtuar pas tij. Grubi thotë se Merko e ka pensionuar Selën përgjithmonë.

“Nuk ka shtypje nga publiku fare, nga qytetarët, përkundrazi të gjithë qytetarët janë rreshtuar pas administratës së zotëri Ramiz Merkos, bile bile edhe duke e pensionuar një kryetar partie përgjithmonë i cili humbi në vendlindjen e tij”, tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Menjëherë pas kësaj deklarate reaguan nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë duke thënë se fraza e sotme e largimit të platformave është diçka e njohur për BDI-në. Ata gjithmonë, disa muaj para zgjedhjeve, aktrojnë se zgjidhin probleme, duke i kamufluar e mbuluar ato. Nga ASH iu kundërpërgjigjën Grubit duke i thënë se në tetor vetë qytetarët do t’i zgjidhin këto probleme.

“Në tetor, vetë qytetarët do t’i zgjidhin këto probleme dhe kësaj radhe nuk do të mund t’ju ndihmojnë as tender-koalicionet dhe as vjedhjet e votave. Strugës përfundimisht do t’i rikthehet dinjiteti, ndërsa ata që e njollosën nuk do të mund të rikthehen më asnjëherë në udhëheqjen e Strugës”, u shpreh Imer Imeri – kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

Ndërkaq ditë më parë në takim me gazetarët Ziadin Sela tha se nuk do të kandidojë më për Strugën sepse është kryetar partie dhe se e presin sfida të tjera. Ai ishte i bindur se në Strugë do t’i fitojnë zgjedhjet lokale me cilindo kandidat tjetër./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…