Gruaja e vrarë sot para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë, ndërroi jetë edhe foshnja, raporton Gazeta Shneta.

Gruaja 35-vjeçare e cila u qëllua për vdekjen para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të lajmeve. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur edhe foshnja.

Gazeta ka mësuar se e ndjera ishte shtrirë në Gjinekologji për terminin e lindjes, por para disa minutash ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj në oborrin e klinikës.
Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur nënën bashkë me foshnjën.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se po hetohet nga njësitet në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Si u ‘fshinë’ Nikolai Patrushev dhe Sergei Shoigu nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit?

Edhe pse prej muajsh ka pasur zëra për një tronditje në krye…

Vritet një tjetër gjeneral rus

Një anëtar i ushtrisë ruse është vrarë në Chernobayevka pas një sulmi…

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së parashihet të fillojë në vitin 2021, juristët shohin vështirësi për avokatët

Prokuroria e Specializuar dhe avokatët mbrojtës kanë mosmarrëveshje për datën se kur…

Lajmi i fundit: Shkon në 61 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar…

Osmani në Portugali: Ky vend u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë, u vendosët në anën e duhur të historisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali,…