Një burrë ka kryer vetvrasje pasi kishte filluar një marrëdhënie toksike me një chatbot të inteligjencës artificiale, ka pretenduar gruaja e tij.

Burri belg, rreth të tridhjetave, vdiq disa javë më parë pas një krize të shëndetit mendor që kulmoi me inteligjencën artificiale që me sa duket e inkurajoi atë drejt vetëvrasjes.

Ky rast duket të jetë vetëvrasja e parë e lidhur me inteligjencën artificiale, dhe që vjen mes paralajmërimeve të shtuara për rreziqet e teknologjisë me zhvillim të shpejtë, raporton The Times.

Mathieu Michel, sekretari belg i shtetit për digjitalizim, deklaroi se ky rast përfaqëson “një precedent i cili duhet marrë shumë seriozisht”.

Burri, i cili njihet vetëm si “Pierre”, por emri i të cilit është fshehur në mënyrë që të mbrohen fëmijët e tij, ishte një studiues shëndetësor dhe prind i dy fëmijëve, bëri të ditur gruaja e tij, “Claire”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Alarmon zëvendëskryeministrja ukrainase: Situata në Mariul është “katastrofike”

Autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se kanë arritur të evakuojnë…

Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan “kur ushtria kthehet në Kosovë”, vijnë reagimet e ashpra nga Kosova

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal…

“Një bazë ushtarake ruse në Serbi”: Lajmit të portalit rus i bëjnë jehonë edhe mediat në Serbi

Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi që do të…

Nga një muaj paraburgim 13 të përfshirëve në rastin “TOTO”

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur një muaj paraburgim ndaj 13 të…

Dalin pamje nga incidenti i armatosur në Mitrovicë

Tashmë në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje nga incidenti i armatosur në…