Mitsotakis: Punonjësit e shëndetësisë dhe të azileve, të parët

Greqia ka vendosur që vaksina kundër COVID-19 të jetë e detyrueshme për dy kategori të popullatës, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi katër masa për pandeminë, duke theksuar se punonjësit në shtëpitë e të moshuarve nëse nuk do të pranojnë të injektojnë vaksinën anti-covid, do të pezullohen, ndërsa për stafin e shëndetësisë sanksionet do të publikohen në ditët në vijim.

Vaksinimi i menjëhershëm i punonjësve në shtëpitë e të moshuarve të bëhet i detyrueshëm, për shkak të rritjes së infektimeve dhe frikës nga varianti “Delta”.

Ndërsa vaksinimi i detyrueshëm për profesionistët në shëndetësi, si në sektorin publik dhe privat do të nisë që prej 1 Shtatorit.

Po ashtu qeveria greke ka dispozitë të veçantë për Forcat e Armatosura, personat e përhershëm dhe të rekrutuarit do të kenë mundësinë, por edhe stimuj të vaksinohen në njësitë e tyre.

Një masë tjetër shtrënguese në Greqi është se prej kësaj të premteje deri në fund të Gushtit, të gjitha ambientet e mbyllura, klubet e natës, baret, restorantet dhe kinematë do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…