Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka bërë thirrje Turqisë që të “shpjegojë” një hartë të diskutueshme që u shpërnda në mediat sociale.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, imazhi tregonte disa ishuj të mëdhenj në detin Egje që pretendohet se i përkasin Turqisë.

Harta thuhet se i është dhuruar Devlet Bahçelit, kreut të një partie nacionaliste aleate me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nga grupi i ri ultranacionalist “Ujqërit Gri”.

Kreu i organizatës kishte postuar në Twitter një foto të hartës të dielën, duke pretenduar se “flamuri i lavdishëm turk” ishte “uzurpuar nga Greqia”.

“… Ëndërr e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit”, citohet të ketë qenë reagim i grekëve.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e eksplorimit nënujor dhe sovranitetin e ishujve të pabanuar.

Grindjet e fundit janë fokusuar në ishujt pranë brigjeve të Turqisë, ku Ankaraja akuzon Athinën për “mbajtjen e një pranie ushtarake në kundërshtim me traktatet”.

Greqia ka argumentuar se “po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron ishujt e saj përballë armiqësisë turke”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i…

Tragjedia, familjarët kërkojnë përgjegjësi

Familjarët e viktimave kërkojnë që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta…

Komisioni Evropian: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, kalimi i kufirit është ilegal

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nëse autobusi i “Besa Trans” që u…

Çështja e identitetit, Karakaçanov sfidon Gruevskin

Kreu i Lëvizjes Bullgare VMRO njëherë edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir…

Shoferët vdiqën të parët? Një grua me dy fëmijët u gjetë afër derës së autobusit

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës,…