Analisti politik Dukagjin Gorani ka thënë përditësimi i urdhrit ekzekutiv të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor që të futen në listë të zezë të gjithë ata që destabilizojnë këtë rajon dhe shkelin marrëveshjet ndërkombëtare ka për qëllim pacifizmin gradual të rajonit.

Përmes të tilla dekreteve që ndëshkojnë shkelësit, sipas Goranit, po synohet që Ballkani Perëndimor të jetë në nivelin e duhur të respektimit të ligjit sikurse vendet e Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

“Lista e këtyre njerëzve është listë e atyre që në njëfarë mënyre kanë qenë të përfshirë në konfliktet në ish-Jugosllavi në konfliktin mes UÇK-së dhe forcave serbe në atë kohë. Kjo flet edhe për qasjen e Washingtonit pas luftërave në raport me “hard security”, pra rreziqet nga stabiliteti dhe aspektet e drejtpërdrejta e agresive ose të armatosura. Ndërkaq, përditësimi që ka ndodhur dje e përfshin atë që është “soft security” që jo me doemos njerëzit që kanë qenë në konflikte të armatosura paraqesin rrezik për stabilitet”.

Sipas Goranit, kjo ngritje kriteresh nënkupton se tash ndiqet korrupsioni, ndiqen njerëzit që nuk i pëkrahin apo i refuzojnë implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

“Me këtë shihet që Ballkani Perëndimor po përgatitet për një fazë të re dhe gjithë kjo ngritje e kritereve flet për përpjekjet e Washingtonit që Ballkani Perëndimor gradualisht të pacifizohet dhe të sillet në nivelin e respektimit të ligjit që do të përmbushte kriterin e BE-së”.

Por, Gorani në Rubikon ka thënë se mospërkrahja e këtij dekreti nga BE-së është indikativë për një kalkulim politik varësisht prej interesave që kanë ndaj rajonit.

“Kjo e tregon edhe një kalkulim politik që e ka BE karshi Ballkanit Perëndimor për shkak të problemeve të hapura por edhe strukturave udhëheqëse, që me gjasë gjatë kohës që vjen do të preken nga ky dekret”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kanada do të dërgojë artileri të rëndë në Ukrainë

Kanadaja njoftoi sot se do ta ndihmojë me artileri të rëndë ushtrinë…

“Tym nga veshët”/ E nxjerrin në foto si Hitleri, Macron kërcënon protestuesit!

Emmanuel Macron ka paditur personin që zotëron billboard-in ku presidenti francez shfaqej…

Pfizer pranon të lejojë kompanitë e tjera të prodhojnë pilulën e saj kundër COVID-19

Prodhuesi i barnave Pfizer Inc. ka nënshkruar një marrëveshje me një grup…

129 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

Nga Ministria e shëndetësisë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit…

Zëdhënësi i Kryeministrit izraelit poston video të rreme për sulmet e Hamasit

Doli në shesh që një video e postuar nga Ofir Gendelman, një…