Ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga radhët e Partisë Liberal Demokratike, Goran Milevski, sot pritet të dorëzojë dorëheqjen në Qeveri.

Milevski, siç tha dje, për arsye personale po largohet dhe partia e tij dhe pritet të propozojë kandidatin e ri për ministër deri në fund të javës.

Sipas Milevskit, ministri i ri nuk do të jetë nga radhët e deputetëve.

“Është e përjashtuar mundësia që të jetë një nga deputetët”, tha Milevski për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

Një pjesë e mediave bënë të ditur se edhe Milevski do të largohet nga pozita udhëheqëse në PLD, e një nga kandidatët që do ta zëvendësonte është nënkryetarja aktuale Monika Zajkova, e cila deklaroi se nëse merr mbështetjen e duhur nga organet e partisë. , ajo do të jetë e nderuar të mbajë pozitën si kryetare.

Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995.

Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të partisë.

Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vritet një person në Rahovec

Një person nga fshati Sopniq i Rahovecit ka vdekur pas plagëve të…

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtojnë spital në Kosovë në vlerë prej 26 milionë dollarësh

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar 26 milionë dollarë në ndërtimin e…

159 raste të reja me Covid-19 dhe 212 të shëruar!

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2018…

Konjufca nga Çikatova e Vjetër: Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocid

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Çikatovë të Vjetër në 22…

Ndalohen dasmat në Tetovë, shkak rritja e virusit Covid 19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në koordinim këtë mëngjes me anëtarët e…