Më 7 tetor pritet të hapet procesi i rregullt gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

I gjithë procesi parashihet të përfundojë në fund të dhjetorit të këtij viti, është thënë në konferencën e sotme përgatitore për gjykim të mbajtur nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka miratuar sot kërkesën e prokurorisë për t’ia shtuar listës edhe një dëshmitar.

Përveç kësaj, ndër urdhrat që i ka lëshuar gjyqtari, ishte edhe përcaktimi i datës së fillimit të procesit të rregullt gjyqësor, derisa po synohet që çështja tërësisht të përfundojë më 17 dhjetor.

Kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith ka deklaruar se ZPS-ja mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj.

Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka përcaktuar 7 tetorin si datë për hapjen e procesit gjyqësor, ku ZPS do të lexojë të gjithë aktakuzën në versionin e redaktuar.

Mbrojtja ka kërkuar që aktakuza të lexohet tërësisht në publik, meqë siç ka theksuar, gjyqi është publik dhe aktakuza në tërësi paraqet pretendimet si ZPS-ja i shkruan ato.

Ndërsa prokuroria ka deklaruar që parashikon dy deri në tri seanca për fjalën hapëse me rreth katër orë material audio-viziv.

Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’ia jep mbrojtjen listën e provave materiale brenda 24 orëve para hapjes së çështjes, përfshirë këtu edhe videot të cilat planifikohen të përdoren si prova materiale prej ZPS-së.

Sipas trupit gjykues, prezantimi i ZPS-së duhet të përfundojë më 18 tetor 2021.

Në seancën e sotme u tha se ZPS-ja duhet të përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të saj brenda katër seancave.

Ndërsa për kohën e kundër-pyetjeve nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues nuk ka përcaktuar një afat, veçse kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se do të ndërhyjnë në kohë nëse është e nevojshme.

“Trupi gjykues përcakton si datë të synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së datën 9 nëntor 2021. Ne, po ashtu, përcaktojmë si datën e synuar për mbylljen e të gjithë çështjes 17 dhjetorin 2021. Këto dy data mund të ndryshohen në varësi të zhvillimit të procedurave”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Smith./KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…