Gjykimi ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafës, do të fillojë të mërkurën më 15 shtator.

Ky gjykim është i pari nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe pritet të zgjasë deri në ora 17:30.

Kështu u bë e ditur nga kalendari i publikuar i Dhomave të Specializuara.

Më 12 qershor 2020 u konfirmua aktakuza ndaj tij, ndërkaq arrestimi i tij u bë më 24 shtator.

Ai i kishte mohuar këto aktakuza.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale nëpërmjet një komunikate.

“Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”.

“Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Salih Mustafës para gjykatësit të procedurës paraprake do të njoftohet më vonë. Paraqitja e parë do të bëhet në seancë publike dhe mund të ndiqet në transmetim me video përmes faqes së internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…