Procesi kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili ngarkohet për “shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar” është shtyrë për me 6 qershor, pasi në Gjykatën themelore penale sot nuk ka mbërritur dëshmitari i propozuar nga mbrojtja.

Avokati mbrojtës, Aleksandar Trajkovski, tha se dëshmitari Goran Anastasieviq për shkaqe shëndetësore është penguar të paraqitet në seancën e sotme, pas çka gjykata, për shkak të supozimeve të paplotësuara ligjore për mbajtjen e debatit, e shtyu seancën.

Prokuroria e ngarkon Zeqirin se në periudhën nga muaji prill i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurimin publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë totale prej gati një milion euro, respektivisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të dakorduara më parë.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja, Katerina Kolareviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Një e mitur është zhdukur që nga dita e premte në “Lagjen…

Vjosa shpallet Park Kombëtar

Kumbaro: Zgjerohet sipërfaqja e mbrojtur Lumi i fundit i egër në Evropë,…

Anulohet seanca e rastit Monstra për 18 shtator, nuk u publikuan “bombat”

Është anuluar seanca lidhur me rastin Monstra për 18 shtator. Sot nuk…

KFOR-i në vend të kamionëve në Ujman

Në vend të kamionëve në Ujman tashmë janë vendosur KFOR-i. Protestuesit po…

Grupi i zjarrit: U shkarkuan nga BDI sepse kishin mendim ndryshe

Grupi i Zjarrit ka reaguar për shkarkimet e fundit të funksionarëve nga…