Gjykata Kushtetuese nuk votoi sot, do të ketë seancë përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Gjykata Kushtetuese vendosi që të ketë seancë përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë profesorë, por edhe parti politike, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tyre.

Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën.

E vetmja që ishte kundër kësaj, ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të sjell vendim për diçka, nëse diçka është apo jo kushtetuese.

Nuk dihet kur do të caktohet kjo seancë, ndërsa për në orën 12 u vendos të mbahet konferencë për media.

Ndryshe, gjykatësit shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari nuk ishin prezent në seancën e sotme. Kurse gjykatësi Fatmir Skender e lëshoi të njëjtën pasi nuk u pranua propozimi i tij që seanca e sotme të anulohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *