Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zekiri sot ka marrë vendim edhe për 30 ditë paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ka konfirmuar për “Fokus” avokati i tij Aleksandar Trajkovski.

Trajkovski konfirmon se i është ofruar prona e paluajtshme si garanci se nuk do të arratisej, por ajo ishte refuzuar nga Gjykata Penale.

Vendimi vjen pas skadimit të muajit të parë të masës për sigurimin e pranisë.

Zekiri është deklaruar i pafajshëm në rastin kur ndiqet për lidhjen e kontratës për shërbime konsulence me një kompani pa prokurim publik, e cila sipas prokurorit ka dëmtuar buxhetin. Përpos Zekirit, të dyshuar për këtë rast janë edhe dy shtetas kroatë. Ata janë të paarritshëm për zbatimin e ligjit dhe për ta është lëshuar urdhërarrest vendor dhe ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina u shpërndan armët qytetarëve

Qeveria e Ukrainës ka nisur armatimin e qytetarëve për tu vetëmbrojtur. Ministria…

Dymbëdhjetë rastet e reja me Kovid-19 në Shkup janë nga Gazi Baba, Buteli, Çairi, Saraji, Karposh 1 dhe Aerodromi

Nga 37 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar gjatë 24…

Koronavirusi përhapet nëpër burgjet në SHBA

Koronavirusi e rrezikon sistemin e burgjeve  në SHBA,  ndërsa në disa burgje…

Nis protesta e kuksianëve në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë

Ka nisur protesta e kuksianeve në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qytetarët e Kukësit po…

OBSH korrigjon vlerësimin e kërcënimit të koronavirusit

OBSH korrigjoi sot vlerësimin e saj për kërcënimin e virusit, që u…