26-vjeçarja shqiptare: Jam viktimë e trafikimit! Kërkoj mbrojtje në Britani, jo në Ruanda

Një vendim i Gjykatës Europiane i të Drejtave të Njeriut në orët e vona të së martës anuloi avionin e parë me 7 azilkërkues të deportoheshin nga Britania drejt Ruandës në Afrikën Lindore.

Mes azilkërkuesve ndodhet edhe një shqiptare 26-vjeçare. Vendimi i dhënë një ore e gjysmë para fluturimit cilësohet si një goditje për Kryeministrin dhe Sekretaren e Brendshme britanike të cilët kërkojnë dërgimin e mijëra azilkërkuesve në vendin afrikan. Johnson ka kërcënuar se do ta nxirrte Britaninë e Madhe nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut dhe akuzoi avokatët për ndihmën e kriminelëve që shfrytëzonin refugjatët në Kanalin e La Manshit.

GJEDNJ shqyrtoi rastin e një azilkërkuesi 54-vjeçar irakian, i cili kaloi Kanalin me një varkë. Ai kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar duke përmendur rrezikun për jetën e tij në Irak. Pesë ditë më vonë, atij ju refuzua kërkesa dhe ju komunikua dërgimi në Ruandë.   

Gjykata Evropiane i ka treguar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar se aplikanti nuk duhet të largohet në Ruandë deri në tre javë pas dorëzimit të vendimit përfundimtar. Mes 7 azilkërkuesve të parë që do deportohen është edhe një vajzë 26-vjeçare shqiptare. Mediat britanike e përshkruajnë si viktimë e dyshuar e trafikimit.

“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin,” deklaroi për mediat britanike shqiptarja.

Ajo tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Britani. Ajo thotë se nuk mund të kthehet në Shqipëri se do tavrasin trafikantët. “I vetmi vend i sigurt për mua është Mbretëria e Bashkuar. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, u shpreh ajo

26-vjeçarja shqiptare është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore. Së bashku me të janë edhe iranianë, azilkërkues irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në mes të Majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Institucionet zvarrisin procedurën gjyqësore, Morina ende prapa grilave

Gjasat që Tomor Morina të lirohet nga paraburgimi sot, janë të vogla…

Largimi i gjuhës shqipe në QIK, Sela: Drejtori të dënohet nga inspektorati

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela komentoi heqjen e gjuhës shqipe…

Ukraina shemb monumentin që simbolizon miqësinë me Rusinë

Një monument i kohës sovjetike që simbolizon miqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës…

Ja sa do të rrijë në paraburgim Muhamed Zekiri

Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur sonte vonë që ta pranojë propozimin…

Këshilli i komunës së Çashkës votoi nismën për hapjen e paraleles shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”

Me 7 vota pro dhe 3 kundër në Komunën e Çashkës u…