Në konferencën për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se çfarë është gjetur në vendin ku forcat serbe kanë rrëmbyer tre policët.

Kurti tha se rrëmbimi ndodhi thellë brenda territorit të Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë për një arrestim në Serbi, për një rrëmbim në Kosovë dhe nuk është për ndonjë kalim të policisë së Kosovës në territorin e Serbisë, siç pretendohet”, tha Kurti.

Kryeministri ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë KFOR-i dhe policia e Kosovës.

“KFOR-i dhe PK-ja kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur edhe gjurmë të çizmeve në drejtim të Serbisë, pranga plastike. Ajo që ende më habit është se KFOR-i ende nuk sqaron zyrtarisht se ku është ky vend, dhe ky vend është në Kosovë. “Edhe vetura edhe ushqimi që kanë ngrënë policët, gjithçka është në territorin e Kosovës”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bashkimi Evropian da do ta sanksionojë Kinën nëse kalon “vijën e kuqe”

BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse armatos Rusinë, sipas një…

Prezantohet programi i qeverisë Kurti 2

Kosova duke përgatitur dosjen për të paditur Serbinë për genocid Kuvendi i…

352 civilë ukrainas të vrarë nga sulmet ruse, prej tyre 14 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka bërë të ditur se 352 civilë,…

Për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë: Apeli ia ulë dënimin Goran Stanishiqit nga 20 në 15 vjet burg

Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e…