Milo Gjukanoviq e ka uruar kundërshtarin e tij në zgjedhje presidenciale të Malit të Zi, Jakov Milatoviq i cili arriti t’i fitojë zgjedhjet.

Pasi janë numëruar pjesa dërmuese e votave, Gjukanoviq përgëzoi pasardhësin e tij.

“Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq në fjalën e tij.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.

“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviq.

Theksoi se partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.

Milo Gjukanoviq për 30 vjet ka qenë në pushtet ku dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Hajdari deklarohet për kthimin e mundshëm të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në…

ASh-ja i reagon Zaevit: Nuk jemi BDI, s’mund t’i dirigjosh bashkëpunimet tona

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për…

Gruevski nuk do të jetë “kryetar i nderit”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar për TV24 se pozita e…

BE-ja u kërkon vendeve anëtare të rimbushin rezervat e municionit

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është ankuar…

Sot 26 viktima dhe 722 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë…