Pas reshjeve të mëdha të shiut në ditën e djeshme në Komunën e Gjilanit, kryetari , Lutfi Haziri, pas takimit që ka mbajtur sot me drejtorët komunal dhe shtabit të emergjencave, në konferencë me gazetarë, ka njoftuar se gjendja e djeshme me kapacitetet maksimale të Komunës së Gjilanit, Zjarrfikësve, inspeksionit dhe asistimin e Policisë së Kosovës është menaxhuar pa rrezik për jetën e qytetarëve përkundër që ka hyrje të ujit nëpër bodrume dhe oborre në pikat më të ulëta në qytet.

“Gjatë ditës së djeshme kishim reshje shiu me një intensitet të shtuar që fatmirësisht nuk kemi rrezik të jetës së qytetarëve, por vetëm dëme material. Edhe për sot, nesër dhe pasnesër janë paralajmëruar reshje, por apelojmë që gjatë kohës kur janë paralajmëruar reshje më të mëdha të qëndroni nëpër shtëpi që të mos shkaktohen tollovi me vetura në komunikacion, e pastaj të pengohet edhe intervenimit të ekipeve emergjente në terren”, ka thënë Haziri, thuhet në njoftimin për media.

Ai tha se gjatë ditës së djeshme nga të dhënat zyrtare janë konfirmuar 25 ndërhyrje me institucione të emergjencës nga 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë, por që e njejta është kthyer pas pak kohe në shtëpi.

Kryetari Haziri apeluar që të kontaktohen numrat kujdestar 112 dhe 193 për të kërkuar ndihmë ose për të njoftuar për ndonjë emergjencë për vërshimet, sepse ekipet e emergjencave të Komunës së Gjilanit do të reagojnë menjëherë.

“Shtabi i Emergjencave është i vendosur në objektin e zjarrfikësve në Gjilan dhe atje ka kujdestari dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së përgjithshme në Gjilan. Nga vlerësimet e tanishme ka kryesisht hyrje të ujit nëpër bodrume apo oborre. Nuk bëhet fjalë për vërshime sikur në rastin e fshatit Pogragjë muaj më parë, ku kemi ndërhy me infrastrukturë për rikthim të gjendjes në normalitet”, ka thënë Haziri. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…