Qeveria gjermane i përgjigjet thirrjeve të Kievit për më shumë armatime

Qeveria gjermane ka planifikuar të rrisë buxhetin e saj të ndihmës ushtarake për vitin 2022 në 2 miliardë Euro, kësti më i madh i caktuar ndonjëherë  për Ukrainën. Lajmin e ka konfirmuar ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Fondet do të shkojnë kryesisht Ukrainën,” shkroi Lindner në Tëitter.

Qeveria gjermane nisi  të ashtuquajturën “Iniciativa e Kapaciteve” në vitin 2016 për të mbështetur partnerët e saj globalë me fokus sigurinë. Në të kaluarën, fondet janë përdorur për të mbështetur ushtrinë, por edhe policinë dhe agjencitë e kontrollit të fatkeqësive.

Madhësia e fondit tani do të rritet në mënyrë drastike për shkak të luftës në Ukrainë, pas vendimit të qeverisë gjermane për të thyer doktrinën e saj ushtarake për të mbështetur Kievin përmes dërgesave të armëve.

Vendimi vjen pas presionit nga pala ukrainase që Berlini të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve ushtarake në përgatitje për ofensivën e pritshme ruse në shkallë të gjerë në lindje të vendit.

Gjermania e ka furnizuar Ukrainën me pajisje të ndryshme  ushtarake  përfshirë raketa, mitralozë dhe municione, por jo armë të rënda si tanke, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nga nesër punonjësit e institucioneve publike që s’kanë certifikatë të vaksinimit ose teste, s’do të lejohen në punë

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike…

Zakharieva: Maqedonia anuloi regjistrimin për shkak të tensioneve me shqiptarët

Ekaterina Zakharieva e cila deri pak kohe ishte zëvendëskryeministre e Qeverisë së…

Arrestohet trafikanti i drogës në Gazibabë

Dje (14.05.2021) në Gazi Babë të Shkupit zyrtarët policor nga njësiti për…

“Veritas”, akuza të reja për punën e UT-së

Revista “Veritas” me akuza të reja për parregullsi në Universitetin e Tetovës.…

Shaqir Fetai i fyen dhe i ofendon teologët që janë në mbrojtje të kushtetushmërisë së BFI-së

Kliko linkun https://www.facebook.com/116695443577184/posts/121459249767470/