Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë. Të dhënat nga Instituti Robert Koch të mërkurën, kanë treguar se 112,323 raste të reja janë regjistruar në 24 orë.

Të premten, për herë të parë janë regjistruar mbi 90,000 raste të reja me koronavirus. Mesatarja e shtatë ditëve të fundit tregon se 584 persona janë infektuar për 100,000 banorë në këtë shtet.

Në gjithë Gjermaninë, është raportuar për 239 viktima me koronavirus në periudhë njëditore. Sipas Institutit Robert Koch, Gjermania ka regjistruar mbi 8 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Shifra e vërtetë besohet se është shumë më e lartë, pasi shumë infektime nuk janë identifikuar. Deri të martën është raportuar për 3.17 shtrirje në spital në 100,000 persona. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar për një dërgesë të re…

Mehaj takon ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit, u kërkon njohjet për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrat e mbrojtjes së…

Ukraina thotë se trupat bjelloruse kanë hyrë në vendin e tyre – këta të fundit e thonë të kundërtën

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko ka deklaruar për mediet shtetërore se forcat…

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit e Haradinajt

Trupi gjykues II, ka urdhëruar Policinë e Kosovës që deri më 26…

Diogardi: Dua t’i shoh shqiptarët e Maqedonisë të bashkuar rreth Ziadin Selës

Kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Xhozef Diogardi, më shumë se 30 vite është…