Gjermania ka publikuar listën e plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, pasi që atë e rriti në dy miliardë euro.

Në listën e ndihmës ushtarake gjenden topat Panzerhaubitzen 2000, vetura, autoambulanca, pjesë rezervë për MiG-29, mjete të blinduara, tanke, sisteme mbrojtëse kundërajrore si dhe MLRS.

Gjithashtu përfshihen edhe 14.900 mina anti-tank, 500 raketa kundërajrore stinger si dhe 21.8 milionë fishekë për pushkë të ndryshme automatike.

Në anën tjetër, Ukraina nga fillimi i agresionit rus i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë për t’u mbrojtur nga pushtuesit.

E ishte SHBA-ja dhe Britania e Madhe ndër vendet e para që reaguan, duke dërguar sasi të mëdha armatimi.

Madje sistemi raketor amerikan HIMARS së fundmi po tregohet shumë efektiv në luftën në Ukrainë, kjo pasi ukrainasit po godasin çdo ditë e më shumë objektivat ushtarake ruse.

Kjo armë ishte kërkuar me ngulm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për shkak të precizitetet të paparë dhe rrezes së veprimit që ka ky sistem raketor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vuçiq: Është e nevojshme që shqiptarët të bien dakord për një kompromis të caktuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik…

Kurti nga Greqia në Francë, merr pjesë në premierën e filmit “Pa vend”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Greqisë ka udhëtuar për në Francë…

87 të infektuar, një viktimë dhe 5 të shëruar nga Kovid-19

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 87 raste të reja të të infektuarve…

Gjermania i dërgon Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë 3 miliardë dollarë

Gjermania njoftoi të shtunën se do të dërgojë gati 3 miliardë dollarë…

Lufta në Ukrainë nuk nisi vitin e kaluar, por në vitin 2014, thotë shefi i NATO-s

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pak para nisjes së takimit të ministrave…