Deputetet e Bundestagut- SHBA: hiqni dorë nga ekstradimi pasi dëshmitari përgënjeshtroi akuzat

Duket se ka lindur një rreze shprese për Julian Assange pasi dëshmitari i rëndësishëm aq edhe i dyshimtë ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura kundër themeluesit të “Wikileaks”. Media islandeze “Stundin” shkruan se Sigurdur Ingi Thordarson fillimisht pati pretenduar, që Assange i kishte kërkuar atij të spiunojë politikanët dhe të hakerojë kompjutera.

Këtë deponim islandezi i implikuar në veprimtari kriminale tani e ka tërhequr. Ai thotë, se i ka shpikur këto akuza për të siguruar mosndëshkimin për vete nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në SHBA dhe Byroja Federale e Hetimit. Zbulimet e fundit përforcojnë edhe më shumë faktin se “akuzat kundër gazetarit janë të konstruktuara dhe të pabazuara“, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga të gjitha grupet parlamentare të Bundestagut. Deputetët gjermanë sipas “Deutche Welle” i bëjnë thirrje  Presidentit Joe Biden, që t’i japë fund një herë e përgjithmonë procesit të ekstradimit të nisur nga qeveria paraardhëse e tij nën Donald Trump. Nisma parlamentare e Bundestagut i ka kërkuar Kancelares Angela Merkel, që të “insistojë” gjatë vizitës që do të zhvillojë së shpejti në Uashington për t‘i kërkuar Presidentit Biden t’i japë fund ndjekjes ndaj Julian Assange.   

Gazetari Julian Assange për më shumë se dy vjet mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh në Londër. SHBA-ja kërkon ekstradimin e tij – për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete për misionet ushtarake në Irak dhe në Afganistan. Materiale të cilat Assange i publikoi në platformën e tij “Wikileaks” në internet ne vitin 2010.

Akuza ndaj tij është zbulim dhe rrezikim i burimeve të Shërbimeve Sekrete dhe dënimi maksimal në këtë rast është 175 vjet burg. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…