Stërvitja e ushtarëve ukrainas sa i përket përdorimit të topave gjermanë, do të përfundojë së shpejti dhe kjo do t’i hap rrugë përdorimit të këtyre armëve në luftën në Ukrainë, ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Ukraina ka lutur Perëndimin që t’i dërgojë sa më shumë artileri, pasi këtij vendi po i mungon municioni për arsenalin ekzistues të armëve nga koha e Bashkimit Sovjetik, transmeton Telegrafi.

Vendet e Perëndimit i kanë premtuar armë me standarde të NATO-s, por për përdorimin e tyre duhet kohë dhe trajnim i vazhdueshëm.

“Trajnimi për përdorimin e Panzerhaubitz 2000 së shpejti do të përfundojë, me qëllim që të mund të përdoren në luftën e Ukrainë”, tha Lambrech para gazetarëve gjatë një vizite në një kazermë në qytetin Rheinbach në perëndim të Gjermanisë.

Panzerhaubitze 2000 është një prej armëve më të fuqishme artilerike të Gjermanisë, dhe mund të godasë objektivat nga një distancë prej 40 kilometrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

FOTO LAJM/ Mesazhi i frikshëm në tanket ruse përballë Ukrainës

Rusia ka bërë një hap të shpejtë ndaj Ukrainës, pavarësisht thirrjeve për…

Rrëfimi për “gruan e varur”, fotografia e së cilës zbuloi më së miri të vërtetën e mizorive të Ratko Mladiqit

Në korrik të vitit 1995, një fotografi u gjend në faqet e…

Kuvendi i Maqedonisë me nivel të ulët të debatit cilësor

Në uljen e cilësisë së debatit në Kuvend kanë ndikuar disa faktorë,…

Vjosa Osmani: Luan Haradinaj, ikonë e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinaj…

Biden i përmbahet afatit deri më 31 gusht për evakuimet në Afganistan

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Washingtoni me shpejtësinë e duhur…