Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht ka vendosur t’u dorëzojë forcave ukrainase 16 tanke të tjera në luftën kundër Rusisë.

Ajo deklaroi se tanket Biber do t’u mundësojnë kalimin më të lehtë të ujërave dhe pengesave të tjera.

“BIBER do t’u mundësojë trupave ukrainase të kalojnë ujërat ose pengesat në luftime”, tha ministrja, raporton france24.

“Dorëzimi i gjashtë sistemeve të para do të bëhet këtë vit, duke filluar nga vjeshta. Dhjetë sisteme të tjera do të pasojnë vitin e ardhshëm”, pohoi ajo.

Theksojmë se krerët e shtetit gjerman janë kritikuar më së shumti se nuk po e ndihmojnë luftën e ukrainasve në mbrojtje të territoreve të tyre.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Maskat standard i jetës së përditshme në Gjermani?

Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin Corona në…

Vijojnë dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, radhë të gjata në dorëzimin e kutive

Teksa komisionerët kanë nisur me numërimin në Pustec të Korçës, në rrethe…

Para takimit Biden – Putin, NATO me “prova gjenerale” në Atlantik

Anija luftarake britanike HMS Queen Elizabeth ka udhëhequr një flotë prej 19…

Shtohet numri i veprave penale për përdorimin e gjuhës së urrejtjes

Gjuha e urrejtjes dhe veprat të cilat mund të çojnë deri në…

Rrjedh ‘dokumenti’ i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës

Skenat politike të Bosnje e Hercegovinës dhe Sllovenisë janë tronditur nga lëvizjet…