Gjermania dëshiron të blejë tanke kryesore luftarake “Leopard 2”, të cilat më parë ia kishte shitur Zvicrës.

Sipas mediave gjermane, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Zvicrës, Renato Kalbermatten tha se ka pasur kërkesë se Gjermania dëshiron të blejë tanke “Leopard 2”.

Ai tha se Zvicra posedon 230 tanke “Leopard 2” dhe se 134 nga këta janë në “detyrë” ndërsa 96 tjera janë përkohësisht jashtë përdorimit, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Kalbermatten, i cili nuk dha informacione se sa tanke dëshiron të blejë Gjermania, deklaroi se ligji zviceran lejon shitjen e automjeteve të dekompozuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Arne Collatz, konfirmoi se një kërkesë e tillë i është dërguar Zvicrës me letër në konferencën për media të mbajtur në Berlin.

Ai tha se do të ishte i kënaqur nëse Zvicra do të vlerësonte shitjen e tankeve në flotën e saj të cilat janë jashtë përdorimit.

Duke u shprehur se çështjet lidhur me numrin nuk u diskutuan, Collatz theksoi se tanket në fjalë “Leopard 2” nuk do të dërgohen në Ukrainë.

Gjermania njoftoi më parë se do të furnizonte Ukrainën me gjithsej 18 tanke kryesore luftarake të tipit “Leopard 2” A6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti këtë javë në Paris, takohet me Macron

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë këtë javë drejt Parisit…

Vazhdojnë bisedimet për Ligjin e Prokurorisë Publike

15 Shtator afati joformal i votimit për Ligjin e Prokurorisë Publike ka…

Lirohet ura mbi Liqenin e Ujmanit, vendoset KFOR-i

Protestuesit serbë kanë liruar urën mbi Liqenin e Ujmanit, ndërsa kanë zhvendosur…

Familje prej gjashtë anëtarësh, përfshirë tre fëmijë, vriten në Francë

Një i ri është qëlluar për vdekje pasi thuhet se vrau pesë…

Konferencë për lidhjen mes parandalimit të mashtrimeve dhe hetimeve

Në organizim të Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimit OLAF, ndërsa me…