Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunen në Gjermani, në fshatin Markdorf në Baden Wurttenberg.

47-vjeçari kishte shkuar në vendin e punës tanimë të së ndjerës.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet e ditur se burri kishte qenë i dehur kur e kishte qëlluar 44-vjeçaren.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, u bë e ditur nga një komunikatë e përbashkët e Policisë së Ravensburgut dhe prokurorisë së Konstanzës.

Organet e rendit bëjnë të ditur se po punohet për zbardhur krimin.

Sipas tyre, dyshohet se ngjarja ishte parë nga ana e dëshmitarëve, por se ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Policia i fton të gjithë ata që kanë informacione lidhur me ngjarjen që të japin ndihmën e tyre lidhur me rastin.

Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Motivet e ngjarjes tragjike ende mbeten të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani falënderon edhe miqtë për çlirimin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani i ka falënderuar sot të gjithë ata që kanë…

RMV/ Rritja e çmimeve

Duke folur në konferencën për shtyp në Zyrën e Kombeve të Bashkuara…

Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s javën që vjen

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon të hënën në Bruksel për…

Prirje pro-ruse në Greqi pavarësisht luftës në Ukrainë

Kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori fjalën në një debat parlamentar për…

Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka thënë se Bjellorusia pritet t’i…