Dy personat e dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar janë kapur nga policia gjermane.

Sipas raportimit të mediave atje ata janë po ashtu shqiptarë, të njohur për trafikun e drogës.

Ata janë të moshës 20 dhe 26 vjeçare.

Të dyshuarit ishin ndaluar në një kontroll rutinore nga ana e policisë.

Ngjarja e cila ndodhi të hënën në Krefeld, tronditi opinionin publik në Gjermani.

42-vjeçari ishte vrarë me dy plumba pas kokës.

Nga mediat gjermane u raportua se viktima ishte i dyshuar për drogë dhe vjedhje.

Sipas tyre, i ndjeri tashmë kishte jetuar në Gjermani nga viti 2018-të dhe thuhej se ishte i pastrehë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohen dy persona nga Gostivari

Sektori për Punë të Brendshëm-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë…

Biden thotë se nuk do ta vizitojë Ukrainën gjatë udhëtimit të tij në Evropë, është i bindur se ky shtet do të bëhet anëtare e BE-së

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë sot se nuk do ta vizitojë…

Franca porosit qytetarët e saj: Shtyni udhëtimet në Ukrainë nëse nuk janë të domosdoshme

Autoritetet franceze sot kanë këshilluar qytetarët e tyre që shtyjnë udhëtimet që…

BBC news, për krimet serbe në Kosovë: Të mos i harrojmë viktimat shqiptare të varrosura në Batajnicë

Një hark betoni mbi rrugën midis fushave në Batajnicë, afër Beogradit, e…

Kujdes: Një kroat kidnapon fëmijë në Maqedoni

Rrëmbimi i një fëmije 7-vjeçar nga fshati Goran i Mesem i Maqedonisë…