Një diplomat rus u gjet i vdekur afër ambasadës shtetërore në Berlin, njoftoi policia.
SPIEGEL raporton se ai u gjet i vdekur më 19 tetor në trotuar pranë ambasadës. Sipas raportimeve, ai ka rënë nga kati i sipërm.
Rusia Today raporton se një 35-vjeçar, i punësuar në ambasadë, ka rënë nga dritarja.
Sipas gjermanes “Spiegel”, ai ka punuar si sekretar në misionin diplomatik rus.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se kishte informacion për vdekjen e punonjësit të ambasadës ruse, por nuk pranoi të publikonte detaje për shkak të privatësisë së të dhënave të atij personi, transmetojnë mediat.
“Bild” thekson se shërbimet gjermane të sigurisë e kanë shënuar 35-vjeçarin si një spiun që punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse./L.Sh