Artan Grubi paska thënë se, nuk do të lëmë gurë pa rrokollisur deri sa të gjendet fajtori i tragjedisë ku vdiqën 45 udhëtarë që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup!
I vetmi “gurë” që duhet të rrokulliset në theqafje është pikërisht BDI-ja e cila popullit shqiptar në RMV ia ka qëndisur një gjerdan me tragjedi nga më të rëndat!
Nga Ilir R. Topi

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ky bre i pari, ai më i madhi në vend, ai që një jetë të tërë e ka bredhur rrugëve duke ju prirë “Shfercerave” me fjalorë nga më të ndytët e mundshëm ndërsa në karrierë ngjitet duke vetëbrohoritur UÇK-UÇK, edhe pse trimat e UÇK-së i nguli në Lagjen e Trimave, ky farë Artan Grubi i katapultuar nga nëntoka politike drejt e në kierarkinë më të lartë të BDI-së, qenka prononcuar në një tv kosovare për rastin e “Besa Trans! U bënë si shumë “transet” e tilla për Grubin ndërsa këtij nuk i luan as qimja e b…
Artan Grubi paska thënë se do të formohet urgjentisht një “komision qeveritar” për ta gjetur përgjegjësin e atij që e shkaktoi tragjedinë duke lënë të shkrumbuar në autobusin e djegur 45 qytetarë që kanë udhëtuar nga Shkupi për në Stamboll! Botërisht dihet që në Ballkan, e sidomos në Maqedoninë e Veriut, komisionet formohen për të mjegulluar situatën dhe për të hedhur fajin tek “subjekti” inegzistent! Dhe për mjegullnaja të tilla Artan Grubi është ekspert, sepse vetë i krijon vetë i shpërndanë!
A ka këtu përgjegjësi morale Artan Grubi imoral? Besa Tursi është kompani që është regjistruar nga strukturat e partisë të cilën e fëlliqi fare, agjenci kjo që “po lulëzon” në territorin që është bastion i BDI-së dhe të cilës ia paguan të gjitha “tatimet” si haraç! Duke u munduar që ta mjegullojë edhe këtë fakt, Artan Grubi që për kënaqësinë e tij kanë krijuar post fiktiv “zv/kryeministër i parë”, “karamele” kjo për të kompleksuarit, ky farë mjegullshitësi paska zbuluar fajtorin te tri shtetet Maqedoni-Bullgari-Turqi organet e të cilave mbase i ka korruptuar Besa Transi, e cila i paska kaluar kufijtë pa licencë! Pra, fajtor na qenkan edhe dy shtete të tjera po aq sa edhe organet e shtetit të Maqedonisë së Veriut në të cilat ngatërrohet edhe ky fare “zv/ministër i parë”! Kjo do me thënë se, pa pranuar përgjegjësi Turqia dhe Bullgaria, nuk ka se çka të kërkohet përgjegjësi prej RMV-së! Pastaj do të kërkojmë përgjegjësi sidomos nga Bullgaria që nuk i ka rrugët e mira dhe që nuk i ka pastruar nga ngrica!
Po që Besa Tursi brenda vitit 2021 paska pasur katër padi penale prej të cilave paska shpëtuar pa therrë në këmbë! Ku e ka gjyqësorin ky farë “zv/kryeministër i parë”? Si ka pasur mundësi që të funksionojë pa licencë? Kush i ka ofruar “garanci qeveritare”, apo, nën ombrellën e cilës parti paska qenë saqë edhe organet gjegjëse qeveritare nuk paskan pasur mundësi t’i bëjnë gjë e as ta pengojnë që të qarkullojë pa licencë!
Fare në fund, Artan Grubi, në stilin e vet prej mafiashit nëntokësor, paska thënë se, nuk do të lëmë gurë pa rrokollisur deri sa të gjendet fajtori i kësaj tragjedie! A thua nën cilin gurë gjendet fajtori? Cili qenka ai gurë që po e fshikëka fajtorin? Cilin gurë ta rrokollisim? I vetmi “gurë” që duhet të rrokulliset në theqafje është pikërisht BDI-ja e cila popullit shqiptar në MRV ia ka qëndisur një gjerdan me tragjedi nga më të rëndat!(BotaSot)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…