Derisa bëhen 1 vit që kur filloi lufta në Ukrainë, gjenerali i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Mark Milley që shërben si kryetari i 20-të i Shefave të Përbashkët të Shtabit ka deklaruar të martën se Rusia ka “humbur”.

Presidenti rus Vladimir Putin “mendoi se mund ta mposhtte shpejt Ukrainën, të thyente aleancën e NATO-s dhe të vepronte pa u ndëshkuar. “Ai e kishte gabim”, tha Milley duke folur me gazetarët në Bruksel.

Gjenerali i lartë amerikan kritikoi Moskën për fillimin e një pushtimi të paprovokuar të Ukrainës, duke theksuar se Rusia ka paguar si pasojë një “çmim të madh në fushën e betejës”.

“Rusia tani është një vend i përjashtuar globalisht dhe bota mbetet e frymëzuar nga trimëria dhe qëndrueshmëria e Ukrainës. Shkurtimisht, Rusia ka humbur – ata kanë humbur në formë strategjike, operacionale dhe taktike”, shtoi Milley.

Komentet e Milley i bënë jehonë një vlerësimi nga admirali Sir Tony Radakin, shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, i cili në dhjetor tha se “Rusia po humbet” dhe “bota e lirë po fiton”.

Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, pritej gjerësisht të pushtonte Kievin brenda pak ditësh. Por forcat ruse dështuan në këtë objektiv pasi trupat ukrainase bënë një rezistencë shumë më të ashpër se sa pritej. Me ndihmën e armëve të furnizuara nga perëndimi, Ukraina ka vazhduar të sfidojë pritshmëritë në këtë luftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Avionët rusë lëshojnë parashutistë në Kiev

Avionët rusë kanë lëshuar parashutistë në Kiev. Sipas medias ukrainase në pamundësi…

Pavarësisht që Moskës nuk i bëjnë përshtypje ushtarët e vrarë rusë, Ukraina po i grumbullon dhe ruan nëpër trenat frigoriferë

Se Vladimir Putini dhe Moska zyrtare nuk dëshiron të di asgjë për…

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e…

Policia ‘në gjah’ pas Rinisë së BESËS

Vazhdon përndjekja e policisë për aktivistët e Lëvizjes BESA, pas askioneve të…

“Kovid 19”, trajtimi i pacientëve me plazmën e gjakut po jep rezultate të mira

Plazma e gjakut e pacientëve që kanë fituar imunitet ndaj COVID-19, është…