Gjenerali i lartë amerikan ka paralajmëruar se është ende e paqartë se si Rusia mund të reagojë ndaj “pengesave” më të fundit në fushën e betejës në Ukrainë.

Andaj, ai ka bërë thirrje për vigjilencë midis trupave amerikane gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Poloni, duke ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

“Lufta nuk po shkon shumë mirë për Rusinë tani. Pra, është detyrë e të gjithëve ne të mbajmë gjendje të lartë gatishmërie”, citohet të ketë thënë para gazetarëve në Varshavë gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, pas një vizite në një bazë që “strehon” trupat amerikane.

Reuters-it iu kërkua të mos publikonte emrin e bazës apo të përshkruante vendndodhjen e saj.

Milley tha se ai nuk po sugjeronte se trupat amerikane në Evropë ishin në ndonjë kërcënim në rritje, por tha se ata duhej të ishin gati.

Ndërkohë organizata kërkimore e politikave “Instituti për Studimin e Luftës” ka publikuar të dhëna që sugjerojnë se forcat ukrainase po zgjerojnë pozicionet në lindje të lumit Oskil dhe në veri të lumit Siverskyi Donets, gjë që mund t’i lejojë ata të “mbulojnë” trupat ruse që mbajnë qytetin e Lyman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

VIDEO / Kurti: Do të bashkëpunoj me partitë politike shqiptare në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të…

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 3 nëntor, synohet ujdia për tregun e përbashkët rajonal

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3…

Mandl: Një nga gabimet e Serbisë është mosnjohja e Kosovës

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, ka thënë se vendimarrësit në Serbi…

U mbajt dialogu vjetor për politikat ekonomike: Familjet më së shumti u dëmtuan nga pandemia, të ndihmohen!

Sot, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Ballkani Perëndimor dhe Turqia, Komisioni…

Milloshoski: MPB-ja ka lëshuar pasaporta të falsifikuara edhe ndaj pjesëtarëve të ISIS-it

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, sot ka dalë me akuza të reja për…