Shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA, Mark Milley deklaroi se Ukraina nuk ka gjasa të dëbojë të gjitha forcat ruse nga territori i saj këtë vit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur vazhdimisht se qëllimi i Ukrainës është të çlirojë tërësisht territorin.

“Zelensky ka deklaruar publikisht shumë herë se qëllimi i Ukrainës është të dëbojë të gjithë rusët nga Ukraina. Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Një detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Ju po shikoni disa qindra mijëra rusë që janë ende në Ukrainë”, tha ai.

Pavarësisht se as Ukraina dhe as Rusia nuk shfaqin shenja të dëshirës për të negociuar, Milley i tha Financial Times më 16 shkurt se lufta ka të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Nuk ishte hera e parë që Milley thoshte se lufta do të përfundonte me negociata.

Në nëntor të vitit 2022, ai shkaktoi pakënaqësi në radhët e zyrtarëve ukrainas kur tha se ukrainasit duhet të përdorin humbjet ruse për të negociuar një zgjidhje paqeje. Ai më vonë sqaroi deklaratat e tij, duke shtuar se “i takon Ukrainës të vendosë se si, kur dhe nëse do të negociojë me rusët”.

“Unë nuk po them se nuk mund të bëhet. Unë thjesht po them se është një detyrë shumë e vështirë”, vuri në dukje Milley.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rishi Sunak marrëveshje me Francën për emigrantët e paligjshëm

Draft-marrëveshja përfshin objektivat dhe shpërblimet e stafit për trajtimin e numrit të…

24 mbetje trupash njerëzish zbulohen në kopshtin e ish-policit

Mbetjet e trupave të të paktën 24 njerzëve janë zbuluar në shtëpinë…

Arrestohet një qytetar tek i cili është gjetur armë

Policia mbrëmë në orën 20,30, në bazë të urdhrit gjyqësor, ka kryer…

OSBE: Zgjedhjet ishin transparente dhe të qeta

Transparente dhe të qeta i përshkroi misioni i OSBE zgjedhjet e zhvilluara…

Zgjedhjet, deri në orën 18:00 kanë votuar 45. 48%

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar orë pas ore shifrat e pjesëmarrjes…