Në rrugën Shën Gjergji në Ulqin të Malit të Zi, të martën mbrëma është gjetur trupi i pajetë i një burri, identiteti i të cilit pritet të konfirmohet.

Nga policia malazeze, Vijesti merr vesh se nga rezultatet preliminare të hetimeve bëhet fjalë për ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviqin, transmeton Telegrafi.

I njëjti burim ka thënë se shkaku i vdekjes do të konfirmohet pas kryerjes së obduksionit, por tani për tani të gjithë faktorët tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Zhdukjen e Elezoviqit e kishte raportuar gruaja e tij Marina gjatë 27 majit. Elezoviqit funksionin e shefit të policisë së Ulqinit e kishte kryer për gjashtë vite, deri në vitin 2014 kur u zëvendësua nga Sead Xhozoviq.

Më herët ai kishte mbajtur edhe pozita tjera në policinë e Malit të Zi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…