Ndihmësit e Biden gjejnë dokumente të reja sekrete të Presidentit

Ndihmësit e presidentit amerikan Joe Biden kanë gjetur sërish dokumenta të reja të klasifikuara cka rrit më tej sikletin politik brenda Shtëpisë së Bardhë.

Dokumentat e parë sekretë u gjetën në një zyrë private në Uashington që zoti Biden e përdorte dikur . Ai u shpreh më herët i befasuar kur mësoi për ekzistencën e tyre.Çështja është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Nuk është ende e qartë se kur dhe ku u gjetën dokumentat e reja të presidentit amerikan. Në dosjen e parë prej rreth 10 dokumentesh që u zbuluan në Nëntor në Qendrën “Penn Biden”, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por që dolën në dritë vetëm këtë javë përfshijnë të dhëna të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritet amerikane po nisin hetimet ndaj presidentit dhe familjes së tij. Ligji kërkon që të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ato të klasifikuara, t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar të SHBA-së.Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se avokatët e Biden njoftuan arkivat sapo gjetën materialet e klasifikuara.Gushtin e kaluar, agjentët e FBI kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida dhe sekuestruan më shumë se 10,000 dosje që Trump nuk i kishte dorëzuar në Arkivin Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë.…

Nesër protesta kundër vendimit të gjykatës për rastin “Monstra”

Shqiptarët nesër do të ngrihen në protestë, përshkak të dënimeve të shqiptuara…

SHBA: Rusia po përgatitet të aneksojë më shumë territor ukrainas

Shtëpia e Bardhë tha të martën se ka informacion të detajuar që…

Nis dezinfektimi i plazheve

Protokoll anti-Covid për sezonin veror Nis dezinfektimi i plazheve për një sezon…

Kritikohet Orban, i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelenskyn në samitin e BE-së

Kryeministri hungarez Viktor Orban është kritikuar ashpër, për faktin se ishte lideri…