Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka bërë të ditur se nga janari i këtij viti e deri më tani, janë braktisur 14 fëmijë në Kosovë.

Numri i fëmijëve të braktisur krahasuar me vitet e kaluara ka filluar të bjerë dukshëm. Këtë e thonë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku nga muaji janar 2021 deri më tani janë evidentuar 14 raste të fëmijëve të braktisur.

Të njëjtën gjë e thonë edhe nga reparti i Neonatologjisë.

Në repartin e Neonatologjisë në QKUK ku është dhoma e posaçme për kujdesin e tyre, nuk ka asnjë fëmijë të braktisur tash e disa javë.

Kryeinfermierja e repartit e cila me vite punon me këtë fëmijë, thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë që të shoh këtë dhomë boshe.

“Deri më sot, nuk ka ndodh për këtë përvojën time me mbet kështu pa asnjë fëmijë”, tha për RTK-në Lushe Jusufi.

Se numri i fëmijëve të braktisur është ulur e thonë nga ky repart, madje sipas tyre shumica e fëmijëve të braktisur gjatë këtij viti janë ribashkuar me familjet e tyre. Zakonisht këta fëmijë qëndrojnë në QKUK deri në moshën neonatale që i bie deri në 28 ditë ose mund të qëndrojnë edhe në një muaj.

Pas përfundimit të kësaj periudhe në këtë klinike, është punëtori social ai i cili merret me procedurat ligjore për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur.

Nga MPMS kanë treguar se procedura e mëtutjeshme ndahet në forma të ndryshme, si kujdestari, strehim familjar brenda farefisit, strehim në strehimore me qëndrim të përkohshëm apo adoptim.

Organi i kujdestarisë së Qendrës për Punë Sociale komunale është i obliguar që me prioritet të angazhohet për bashkimin familjar të fëmijës me familjen biologjike./RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…