Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Hapja e kufijve është diçka që kërkon koordinim rajonal të të gjitha vendeve në rajon. Vlerësimi është se të gjithë kemi rrezik të ngjashëm apo të njëjtë epidemiologjik, karakteristika të njëjta gjatë valës së parë dhe karakteristika të njëjta lidhur me intensitetin, vetëm se në jemi të parët që reaguam. Por, shumë është me rëndësi të kemi koordinim që të ndiqen të gjitha kontaktet nëse nevojitet. Ne do të bisedojmë për hapjen e kufijve gjatë fundjavës dhe vendim do të marrim në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Filipçe.

Me hapjen e kufijve në tërë rajonin, tha ministri, karantinat e humbin kuptimin për shkak se më do të ketë kalim të lirë të qytetarëve, të automjeteve, e tjerë.

“Unë, praktikisht në çdo dy-tre ditë kam kontakte bilaterale dhe biseda telefonike me të gjithë ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinje, ii Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Serbia me qëllim që t’i ndajmë përvojat, dinamikën e zhvillimit të rasteve të sapozbuluara. Ne kemi marrë vendim që të gjithë të huajt nga vendet fqinje nëse hasen në vendin tonë dhe tregojnë simptome ose janë të dyshimtë ose paraqiten në spital, do të kenë shërim falas”, tha Filipçe./MIA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…