Gjashtë persona, përfshirë 4 fëmijë, vdesin nga zjarri në Novi Sad

Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lagjen Salajka në Novi Sad të Serbisë, natën e shkuar.

Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik. Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion, po punoher në zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *