Ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos veprimin e Këshillit Gjyqësor pavarësisht shqyrtimit të raportit dhe kalimit si pikë e rendit të ditës pikërisht një muaj më parë.

Kërkesa e ministrit të Drejtësisë drejtuar Këshillit Gjyqësor
“Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare”.
Në rast se nuk ndërmerren masa konkrete, Lloga i kërkon Këshillit Gjyqësor që në komunikimin e ardhshëm të përdorin qasjen e Manevës.
“Nëse gjendja e cekur mbetet e pandryshuar, shprehimisht ju kërkoj që në korrespondencën dhe komunikimin e ardhshëm me mua si ministër i Drejtësisë, të më drejtoheni duke përdorur të njëjtin fjalor dhe terminologji që përmbahen në pretendimet nga raporti i vizitës së punës”.

Raporti si dokument publik ndodhet në faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor. Në faqen 9 dhe 10 qasja e Manevës konstatohet në raport zyrtar.

Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës


“Veç tjerash në raste të caktuara përdorë nënçmime në baza kombëtare, konkretisht kualifikime se gjykatësit shqiptarë janë bërë “shiptari të paaftë”, ndërsa gjykatësit e tjerë etiketohen si “i çmendur” dhe “e çmendur”, ndërsa të punësuarve në gjykatë i referohet me “gjedhe”.

Veçmas fyerjeve, nënçmimeve dhe kualifikimeve në baza kombëtare raporti konstaton edhe shkelje ligjore për cilat gjykatës të tjerë kanë përfunduar në burg.

Konstatimet nga Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës

Zvarritje dhe verifikim i lëndëve në mënyrë jo të rregullt dhe jo të përditësuar në AKMIS.
Të respektohet shpërndarja në sistemin AKMIS, të ketë dëshmi për ndryshimin e gjykatësve, të sqarohen arsyet pse disa gjykatës nuk janë në sistemin AKMIS dhe pse janë anashkaluar nga shpërndarja e lëndëve në mënyrë automatike…”.
Ndaj qasjes së Manevës të punësuarit ishin ankuar edhe paraprakisht përmes një letre publike adresuar në Këshillin Gjyqësor. Në të ishin potencuar frika dhe pasiguria e të punësuarve dhe fati i tyre. Për qasjen e Manevës përveç Këshillit Gjyqësor, janë njoftuar edhe ambasadat e huaja në vend, ndërkohë gjendja e konstatuar në raport është adresuar edhe në Qeveri e cila mban llogari për zbatimin e reformave në gjyqësor. /Adrian Kerimi -Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ruskovka nuk beson se Mijallkov ka qenë i sëmurë

Prokurorja Villma Ruskovska para pak çastesh deklaroi se nuk beson ish-shefi i…

Chollet: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës, jo Republikë Serbe në Kosovë

Ai tha se presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i…

Evropa vendos kufizime pas valës së katërt të rritjes së rasteve me koronavirus

Në të gjithë Evropën, kufizime gjithëpërfshirëse për COVID-19 po vendosen në një…

Britania e Madhe e furnizon me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se po furnizon Ukrainën me raketa me…

Nesër protesta kundër vendimit të gjykatës për rastin “Monstra”

Shqiptarët nesër do të ngrihen në protestë, përshkak të dënimeve të shqiptuara…