Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka folur për trupat e grupit “Wagner” në Kosovë.

Ajo tha se presidenti rus, Vladimir Putin, si në vitin 1999 që ka çuar trupa në Prishtinë, këtë po e vazhdon edhe sot, teksa shtoi se pa prezencën e NATO-së në Kosovë do të kishte luftë.

“Në vend të sanksioneve ndaj agresorit, Rusisë, Serbia në mënyrë aktive e vë veten në dispozicion si inkubator për bizneset ruse. Prandaj, Serbia mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ajo para OKB-së s’ka vlerë sepse i ka ndihmuar Rusisë që në mënyrë barbare ta shkatërrojë Ukrainën”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, kanë qenë mbështetës entuziastë të një lufte të tmerrshme të Rusisë në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muajin e kaluar në Maqedoninë e Veriut inflacioni ka arritur në 14.5%

Paga mesatare mujore neto në maj 2022 për të punësuar është 31.407…

Irlanda zgjedh liderin e ri në periudhën e zhgënjimit me ekonominë

Votuesit irlandezë po zgjedhin kryeministrin e ardhshëm në mes të zhgënjimit me…

“E kemi përgjuar ambasadorin”, SHBA shuplakë të fortë Dodikut

Kreu i “Republika Srpskas”, Miloar Dodik, ka thënë sot se e kanë…

​Mblidhet grupi punues i BE-së, në agjendë liberalizimi i vizave për Kosovën

Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet…

NATO: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ushtarake…